Ligjet s'do hartohen nga ministritë, draftet në dorën e juristëve në PS

Në një vit qeverisje, minsitrave të qeverisë Rama jo në pak raste i janë kthyer mbrapsht ligjet në komisionet parlamentare, duke u etiketuar si jo cilësore.Për të shmangur të njëjtën situatë, socialistët po përgatiten të ndyrshojnë plotësisht skemën e hartimit të projekligjeve, duke lënë jashtë procesit ministritë.Burime të ORA NEWS, nga grupi i punës i ngarkuar për cilësinë e legjislacionit, konfrimojnë se do të propozojnë ngritjen e një zyre plotësisht teknike dhe profesionale me juristë të fushës, për përgatitjen e projekligjeve.Mësohet se do të jenë këta jursitë që do përgatisin projkligjet që më pas do t’i kalojnë ministrisë së linjës, kjo e fundit do t’i kalojë draftet e qeverisë dhe më pas ekzekutivit do t’ia përcjllë Kuvendit për shqyrtim.Kjo skemë, që eliminon nga hartimi i ligjkeve minsitritë mësohet se synon së pari krijimin e një memorje ligjore historike dhe së dyti, projekligje cilësore pasi do të hartohen nga profesionistë të fushës.Të njëjtat burime thanë se mënyra si janë shkruar draftet këto 20 vjet lënë për të dëshiruar se drejtoria juridike e ministrive nuk mund të përmbushë 100 përqind nga pikpamja profesionale kërkesat që ka draftimi i një projektligji.Ndërkohë, një vit pas ardhjes në pushtet të të majtëve, socialistët po kalojnë në sitë funksionimin në bazë të marrëveshjes PS-LSI.Grupi i posaçëm i punës i përbarë nga deputetët Taulant Balla, Majlinda Bufi dhe Namik Kopliku, po skanojnë emërimet në administratën e shtetit, duke mos lënë mënjanë numrin e emërimve nga aleati kryesor, sipas marrëveshjes paraelektorale të nënshkruara nga dy partitë.Sa i përkte grupit për organizmin elektoral, mësohet se 3 deputetët kanë zhvilluar deri më tani 41 takime nga 61 njësitë e reja administrative që janë krijuar, për të bërë organizmin e strukturave për zgjedhjet e ardhshme.Edhe ekipi për rregulloren deputetë-qeveri po harton një draft që synon ruajtjen e ekuilibrave dhe balancave mes PS dhe qeverisë.