Gjykata Kushtetuese rrëzon PD-në për shkarkimin e Zana Xhukës

Tiranë – Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë sot, kërkesën e disa deputetëve demokratë për të shpallur të pavlefshëm, shkarkimin e Kryeinspektores së Pasurive, Zana Xhukës nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 shkurt 2014. Gjithashtu, gjykata ka hedhur poshtë edhe kërkesën e ngjashme për emërimin në vend të znj.Xhuka, të Shkëlqim Ganajt.Në një njoftim për shtyp, Gjykata Kushtetuese deklaron sot se ka vendosur:1. Njëzëri, rrëzimin e kërkesës për interpretimin e nenit 65/1 të Kushtetutës dhe kërkesës për konstatimin e pavlefshmërisë së mbledhjes së përgjithshme të deputetëve, të datës, 20.02.2014, që lidhet me këto çështje.a) Vendimi Nr. 12/20014 “Për shpalljen si të pavlefshëm të vendimit Nr. 1/2013”, “Për zgjedhejn e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive”.b) Vendimi Nr. 13/2014, Për mosmiratimin e Dekretit te Presidentit te Republikës, Nr 7928, datë, 16.01.2013, “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive” dhec) Vendimi Nr. 14/2014 “Per zgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive”.2. Me shumicë votash, rrëzimin e kërkesës për interpretimin e nenit 78/2 të Kushtetutës.Inspektorja e Përgjithshme e ILDKPI-së, Zana Xhuka, u shkarkua më 20 shurt 2014 me votat e mazhorancës dhe në vend të saj u emërua Shkëlqim Ganaj. Presidenti Nishani ka reaguar ndaj shkarkimit të saj.ar.sh/Oranews.tv