Crowford: Gjobat arbitrare dhe taksat po largojnë biznesin drejt rajonit
Tirane- Biznesi amerikan ndjehet i shqetësuar për mënyrën se si drejtoria e Tatimeve po vepron ndaj kompanive të huaja dhe shqiptare.Sipas presidentit të Dhomës Amerikane Marc Crowford në shumë raste Drejtoria e Tatimeve ka vendosur gjoba arbitrare duke bërë që shumë biznese të largohen nga Shqipëria drejt rajonit.Një është gjobat që janë bërë arbitrare. Duhet të kuptojmë kur ka një rritje tatimesh mbi fitimin apo pagesën ka incitiv që nëse janë kompani që punojnë në rajon të shkojnë në Kosovë, në Maqedoni apo në Mal të Zi.Një firmë që është shqiptare ka punë këtu por dhe në Kosovë, ka mundësi të bëjë një inversion, (ne kështu i themi) kur një kompani regjistrohet në një vend që është afër." thotë për Ora News Marc CrowfordCrowford shpjegon se duhet të luftohet informaliteti pasi bizneset e ndershme po ndëshkohen më shumë nga tatimet““Ne kemi parë që tregu formal mban gjithë peshën e tatimeve ndërsa tregu jo formal është i madh për Shqipërinë. Anëtarët tonë që janë regjistruar dhe në sektorin formal janë pak të shqetësuar se të gjithë këto tatime bien në sup të tyre. Ne duam të shikojmë që rritja e të ardhurave të ministrisë së Financës nuk vjen vetëm vertikale, dmth nga ato subjekte që janë tani, por të kapin dhe bizneset që kanë qenë jo formale. Të lehtësohen rregullat ose ligji për të përfshirë ata ” thotë ai.Prej disa kohësh përfaqësues të biznesit të huaj por edhe ata shqiptar janë ankuar në lidhje me vendosjen e gjobave në mënyrë arbitrare nga Drejtoria e tatimeve një problem ky që vijon të prek ende shumë biznese të rregullta në pagimin e taksave.