Europoli superoperacion kundër krimit në 34 shtete, 1000 arrestime

1000 arrestime, sekuestrim i gati 600 kg kokaine dhe 200 kg heroine dhe 30 fëmijë rumunë të shpëtuar: Ky është bilanci i operacionit "Arkimedi" që ka zhvilluar Europoli në 34 shtete, prej datës 15 e deri më 23 shtator.Në operacion kanë marrë pjesë më shumë se njëmijë agjentë policie të 28 shteteve të BE-së dhe Australisë, Kolumbisë, Norvegjisë, Serbisë, SHBA-së dhe Zvicrës.Duket se ky është operacioni më i madh kundër kriminalitetit në Europë dhe tregon mjaft mirë kapacitetin e policive të shteteve të ndryshme për të bashkëpunuar në nivele të tilla.Drejtori i Europolit, Bob Uajnrajt deklaroi për mediat: "Rizultati dhe shtrirja e paprecedentë e këtij aksioni do të japë një sinjal mjaft të fortë për krimin e organizuar dhe grupimet që ndiheshin të paprekura. Duam t'u bëjmë të ditur se bashkësia ndërkombëtare është e vendosur që të luftojë çdo ditë aktivitetet e paligjshme në territorin e saj".