Rusia nis tërheqjen e trupave nga lindja e Ukrainës

Rusia ka tërhequr një pjesë të mirë të trupave të saj nga lindja e Ukrainës, por jo të gjitha.Kështu deklaron NATO, nëpërmjet nënkolonel Jay Janzen, i cili thotë se është e vështirë të përcaktohet numri i ushtarëve në Ukrainë, pasi separatistët pro-ruse kontrollojë disa nga pikat e kalimit kufitar."Ka pasur një tërheqje të konsiderueshme të forcave konvencionale ruse nga brenda Ukrainës, por mijëra janë ende të vendosur në afërsi të kufirit," deklaron koloneli Janzen.Moska mohon armatosjen e rebelëve dhe dërgimin e trupave ruse në rajonin e Donetskut dhe Luhanskut.OKB deklaron se 3,245 persona janë vrarë që nga fillimi i lufës në muajin në prill.Tashmë palët janë në zbatimin e një armëpushimi, i cili është nënshkruar më 5 shtator, ku është rënë dakord krijimi iI një zone mbrojtëse prej 30 kilomentrash.Por, ka pasur raporte se bombardimet vijojnë në Donetsk.Të martën e 23 shtatorit, udhëheqësit rebelë deklaruan se do të mbajnë zgjedhje më 2 nëntor, si nëj sfidë ndaj qeverisë në Kiev.Parlamenti i Ukrainës miratoi një ligj javën e kaluar, i cili u jep të drejtën e vetqeverisjës rajonëve të Donjeskut dhe Luhanskut për një periudhë tre vjecare.