Kameron dhe Erdogan, të gatshëm të ndihmojnë koalicionin kundër terrorizmit

Parlamenti britanik pritet të thirret në seancë të premten për të diskutuar rolin e mundshëm të Mbretërisë së Bashkuar në sulmet që koalicioni i udhëheqeur nga SHBA po kryen në Irak dhe Siri.Sipas BBC, qeveria britanike do të marrë edhe një kërkesë zyrtare nga Kryeministri irakian, Haider Al-Abadi, për t'iu bashkuar sulmeve. Të dy do të jenë gjatë gjithë javës në Nju Jork pasi po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Kameron tha për mediat amerikane nuk mund të tërhiqej nga lufta kundër Shtetit Islamik."Ata kanë shtënë në dorë naftë, para, territore dhe armë. Dhe nuk ka asnjë dyshim që kanë planifikuar të bëjnë sulme në Europë dhe në vende të tjera", tha Kameron. Gjithsesi, sipas BBC, Britania nuk pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Siri, por vetëm në Irak, në sajë të shqetësimeve që janë ngritur nga laburistët, të cilët pretendojnë se çdo sulm në Siri duhet të mbështetet nga një rezolutë e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, që ka pak gjasa të ndodhë pasi do të kundërshtohet nga Rusia.Ndërkohë, president turk, Rexhep Erdogan, premtoi se do të japë të gjithë mbështetjen e nevojshme për SHBA-në dhe vendet e tjera të koalicionit. "Të gjithë veprimet e kryera deri më tani, sidomos ndaj organizatave terroriste, janë pozitive për mendimin tim", tha Erdogan."Besoj se do të ishte gabim nëse këto veprime nuk vazhdojnë. Duhet të vazhdojnë dhe të jenë edhe më të fuqishme. Duhet të luftojmë vazhdimisht kundër terrorizmit në rajon, sigurisht brenda kronizave të marrëveshjeve. Me t'u rikthyer në Turqi do të diskutoj me qeverinë për të vendosur mënyrën se si ne do të mbështesim koalicionin", përfundoi presidenti turk.