Korçë, arrestohet 36-vjeçari i dënuar nga drejtësia greke me 22.8 vjet burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2014, 14:57
Policia e Korçës vë në pranga një person të shpallur në kërkim nga drejtësia greke. 36-vjeçari, Fredi Kollçinaku, banues në fshatin Miras të Devollit u arrestua nga blutë pasi një gjykatë greke e kishte dënuar me 22 vjet e 8 muaj burg.Vendim të cilin e kishte lënë fuqi edhe gjykata e rrethit gjyqësor Korçë.36-vjeçari akuzohet për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike”, “rrëmbim i personit” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.