Vetitë kuruese të ujërave termalë, fluks frekuentuesish te llixhat e Peshkopisë
Peshkopi - Në luginën e Bellovës rrëzë malit të Korabit, 1 km nga qyteti i Peshkopisë, ndodhen burimet termale. Një mrekulli natyre për efektet kurative, përdorimi i të cilave fillon që në vitet 1960.Vetitë kuruese të ujit përqëndrohen te përbërja kimike e tij, temperature, 39. 8 gradë përmban hidrogjen sulfitine, alga, etj. Sot frekuentuesit janë të shumtë, deri në 800 në ditë, çka e bën fluksin të papërballueshëm për kapacitetet pritëse të 50 vaskave të llixhave të Peshkopisë.Trajnimi në ujërat termale duhet kryer me kujdes, e gjithmonë nën këshillat e personelit shëndetësor të qendrës, pasi koha e qëndrimit, temperatura e banjove dhe të baltës, seancat, këshillohen të ndryshme në varësi të moshës dhe sëmundjes.Trajtimi në ujërat termalë ndihmon deri edhe në shërimin 100% të sëmundjeve reumatizmale, kronike si artritet, poliartritet, sëmundjet reumatizmale gjenerative (artrozat) etj.Po kështu trajtimet kanë veti të veçanta rehabilituese, për të aksidentuarit me fraktura e trauma të ndryshme.