Nuk deklaruan pasurinë edhe pas gjobitjes, në gjykatë 2 kryekomunarë
Refuzimi për të dorëzuar deklaratën e pasurisë, edhe pas gjobitjes nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka çuar në gjykatë dy kryetarë komunashnë Lezhë dhe në Fier për veprën penale të “Refuzim për deklarim të interesave private…” (pasurisë).Kështu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Petrit Bardhi, me funksion kryetar i Komunës Kaçinar, ndërsa ajo e Fierit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj kryetarit të komunës Ruzhdie, Pajtim Gllava.Hetimi për këta zyrtarë lokalë ka nisur pas kallëzimeve të dorëzuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), dorëzuar në muajin Qershor 2014.Sipas organit të akuzës, nga hetimi ka rezultuar se dy zyrtarët, në kundërshtim me ligjin, nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e interesave private (të pasurisë), brenda datës 31 Mars.Po ashtu, dy kryekomunarët nuk e kanë dorëzuar deklaratën e pasurisë edhe pasi fillimisht atyre u është komunikuar zyrtarisht masa administrative “gjobë” për vonesë në deklarim.