Përshëndetja e veçantë e Obamës për marinsat: Të fala nga qumështi!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2014, 12:45
SHBA- Një video e postuar në faqen zyrtare në Instagram të Shtëpisë së Bardhë, ku tregohet presidenti Barac Obama duke përshëndetur ushtarët amerikanë me një gotë në dorë, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha.Ndërsa zbriste nga helikopteri i tij në New York, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti ngriti dorën për të bërë përshëndetjen ushtarake ndaj dy ushtarëve të marinës që qëndronin në shkallët e helikopterit.Duket se njerëzit nuk e kanë mirëpritur këtë veprim të Obamës, të konsideruar si ofendim ndaj ushtarëve.Nuk kanë munguar edhe komentet humoristike, ku njëri prej komentuesve ka pyetur pse nuk kanë nga një gotë edhe dy ushtarët.