PD: Dhuna u iniciua nga Rama, Prokuroria të hetojë Kryeministrin

Tiranë- Videoja e shpërndarë një ditë më parë nga Prokuroria me përplasjen në Kuvend, është pasuar nga një tjetër video, kësaj here nga Partia Demokratike.Deputeti Eduard Selami publikoi sot videon përpara se deputeti Strazimiri të qëllohej në korridoret e Kuvendit nga deputetët Ndoka dhe Ndreu.“Jam këtu sepse ky është një moment i rëndësishëm, jo vetëm për analizën dhe reflektimin që bën secili qytetar me veten e tij, por edhe për punën e prokurorisë dhe monitorimin e partnerëve tanë.Edhe më shqetësuese bëhet situata kur sic shihet në video dy deputetët dhunues janë zbatues të porosisë së Edi Ramës.Goditja ndaj Strazimirit është një skenar i mirëmenduar dhe i mirëpërgaditur, në gjakftohtësi prej Kryeministrit të vendit.Pas denoncimit të deputetit demokrat, se brenda mazhorancës ka pjestarë të lidhur me krimin, me precedent të fortë penalë, Edi Rama nxit fillimisht Olta Xhackën. Me një procedurë të pahasur në përvojën e parlamentit, e urdhëruar nga Rama me sms dhe gjeste, të fiksuara këto në kamerat që mbulojnë aktivitetin e parlamentit, deputetja i kërkon emra, z.Strazimiri.Pas kësaj, dy deputetët që ndodhen në krah të zonjës Xhacka hidhen në veprim. Të porositur nga Kryetari, i zënë pritë në koridor, ku e godasin z.Strazimiri.Ky është objekt i punës së organeve të drejtesisë por ne kemi të gjithë dyshimet që dy deputetët janë përzgjedhur nga zoti Edi Rama, për të zbatuar porositë e tij”.Selami tha se pamjet në video tregohet qartë se dhuna është iniciuar nga Kryeministri, andaj ai i kërkoi Prokurorisë të nisë hetimet për Ramën.“Bazuar në legjislacionin shqiptar Partia Demokratike i kërkon organeve të drejtesisë, të përfshijë në hetim edhe porositësin e akteve të tilla, i cili është përgjegjësi kryesor dhe më i dënueshmi, Kryeministrin e vendit, zotin Edi Rama.Pas kësaj ngjarjeve të rëndë për parlamentarizmin dhe demokracinë në vend, me këtë përpjekje për ti mbyllur gojën opozitës, Edi Rama doli publikisht dhe barazoi denoncimin e z.Strazimiri me dhunën e rëndë fizike të deputetëve të tij. Ky ishte i vetmi reagim i Kryeministrit, i cili me këtë deklaratë, bekoi goditjen fizike në parlament, tha; mirë ia bënë.Ashtu si mbarë opinioni i shëndoshë publik, Partia Demokratike inkurajon drejtësinë ti shkojë deri në fund këtij incidenti të rëndë për të zbuluar të vërtetën”.