Të udhëtosh me tren Vlorë-Tiranë, rruga zgjat, por preferohet nga çmimi i ulët

Vlorë - Nga viti 1986 kur zyrtarisht përfundoi vepra e fundit hekurudhore, udhëtimi me tren është shëndërruar në një makth pavarësisht se ka ende që e preferojnë për shkak të çmimit të ulët. Nëse nisesh me tren nga Vlora për në Tiranë, për të mbërritur në destinacion duhen 8 orë. Qytetarët thonë se cilësia lë shumë për të dëshiruar, por çmimi i biletës favorizon udhëtimin me tren.Në qytetin bregdetar, funksionojnë rregullisht linjat Vlorë-Rrogozhinë, Vlorë-Vorë, Vlorë-Librazhd, madje me tren nga Vlora, një herë në javë shkon deri në Shkodër. Por shumë prej qytetarëve të rinj të Vlorës, nuk e dinë çfarë është udhëtimi me tren.Në Vlorë aktualisht është funksional vetëm një tren, që niset çdo mëngjes në orën 05:00 të mëngjesit dhe bën me grafikë destinacionet e përcaktuara./nzh/oranews online/