Papa merr në krah të vegjlit nga turma, jep puthjen plot bekim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2014, 11:06
Tiranë – Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, disa fëmijë të vegjël shqiptarë, nga turma e qytetarëve, janë bekuar me një puthje në flokë nga Papa Françeskut sot, një bekim surprizë, që ndodhi gjatë lëvizjes së tij me makinë ndërmjet qytetarëve.Në një moment, Papa i ka kërkuar truprojës së tij të marrë një fëmijë nga turma dhe ta puthë në kokë, një vajzë e vogël. Më pas, ai ka zgjedhur edhe 3-4 të tjerë në lëvizje e sipër, duke shkaktuar një valë brohoritjesh dhe gëzimi.Makina e tij ka lëvizur me ngadalë drejt altarit ku do të mbahet Mesha, e përcjellë nga thirrje gëzimi dhe mijëra duart që e fotografonin dhe filmomin pa pushim me celularë.ar.sh/Oranews.tv




