Tiranë, çifti kurth biznesmenit, gruaja e josh, burri i merr 87 mln lekë
Një çift bashkëshortësh kanë rënë në prangat e policisë, për gjobvënie. Niko dhe Elinela Smaqi (ne foto) u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se i kanë marrë 8.7 milionë lekë një biznesmeni.Niko Smaqi aktualisht është duke vuajtur një dënim për vjedhje me dhunë dhe ishte nën hetim për gjobvënie ndaj të njëjtit person, dhe sërish kur ka dalë me leje nga burgu ka shantazhuar biznesenin për t'i marrë sërish lekë.Hetimi ka filluar në bazë të kallëzimit të një shtetasi, dorëzuar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.Në bazë të kallëzimit dhe verifikimeve në kuadër të këtij procedimi penale ka rezultuar se, në vitin 2010, kallëzuesi, i joshur nga shtetasja Elinela Smaqi, ka krijuar një miqësi të ngushtë me të.Por, shumë shpejt, ka arritur të kuptojë se ky raport ka qenë një kurth i ngritur nga bashkëshortët Smaqi, pasi që në fillim të shoqërimit ndërmjet tyre, bashkëshorti i shtetasi Niko Smaqi “ka zbuluar” lidhjen mes tyre dhe e ka kërcënuar kallëzuesin se do të vinte në dijeni familjen e kallëzuesit nëse nuk i paguante një shumë parash.Kjo “pagesë” është kryer fillimisht nga kallëzuesi në vitin 2010 dhe ka vijuar, me shuma të ndryshme, deri në vitin 2012.Në këtë kohë, Niko arrestohet dhe më tej dënohet nga gjykata e Tiranës për një vepër tjetër penale “vjedhje me dhunë” dhe dënohet me 5 vjet burgim.Në maj të vitit 2014, shtetasi ai merr leje nga burgu dhe, kontakton sërish me kallëzuesin, duke i marrë sërish para, nën presionin se do t’i tregonte familjes së tij për raportet me bashkëshorten e tij dhe ka arritur t’i marrë një shumë tjetër parash.Në këtë kohë, kallëzuesi është paraqitur pranë Prokurorisë për Krime të Rënda (në qershor 2014) dhe ka bërë kallëzimin.Gjatë kohës që po kryheshin hetime për këtë rast, Niko merr sërish leje nga burgu në shtator 2014 dhe vijon sërish kërcënimet ndaj kallëzuesit.Në këtë mënyrë, Prokuroria për Krime të Rënda krijoi bindje të arsyeshme se nga ana e dy shtetasve bashkëshortë, janë kryer elementët e veprës penale për të cilën akuzohen. Nga verifikimet e deritanishme, rezulton se bashkëshortët, me anën e kërcënimit, i kanë marrë në total rreth 8.7 milionë lekë të reja.Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e arrestit në burg për shtetasit bashkëshortët Smaqi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shtrërgimit me anë të kanosjes ose dhunës për marrjen e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.