Clinton mbështet Obamën: Strategji e drejtë, s’fitohet lufta me këmbësori

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili mbetet figurë mjaft popullore në vend ka shprehur hapur mbështetjen e tij për strategjinë dhe rrugën që po ndjek Barac Obama për t'u përballur me Shtetin Islamik.I ftuar për herë të nëntë në emisionin e famshëm, Daily Show, të gazetarit amerikan Xhon Stjuart, Clinton tha:"Mendoj se strategjia e Presidentit për të luftuar ndaj ISIS ka shanse të jetë e suksesshme. Kjo për faktinse qeveria irakiane më në fund ka përfshirë në radhët e veta edhe politikanë sunit, të cilët përfaqësojnë ata kryetarë tribush që janë të moderuar dhe pa të cilët ISIS nuk mund të mposhtet.Mund të përdorim shërbimin tonë informativ kundër tyre, mund t'i bombardojmë dhe duhet ta bëjmë këtë për t'u dërguar mesazhin se ky është çmimi që paguhet kur priten kokat e njerëzve. Nuk mund të lejojmë që t'ia hedhin pasi kryejnë veprime të tilla.Ndoshta kjo do të duket si një gjë e tmerrshme për botën, por nuk mund të fitojmë luftën me këmbësorinë në Irak, e kemi vërtetuar këtë. Ata munden dhe ne mund t'i ndihmojmë për t'ia dalë".Nëse veprimet ushtarake të ushtrisë amerikane kundër Shtetit Islamik përshkallëzohen më tepër, Pentagoni mund të detyrohet që t'i kërkojë Kongresit që të përfshijë më shumë para në buxhetin e vitit të ardhshëm.