Medvedev: Nuk ia mbyllim dyert Europës, por shohim dhe nga Azia
Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, tha se vendi i tij nuk do të izolohej nga Perëndimi pas sanksioneve, por kishte vendosur tashmë në plan të parë marrëdhëniet me vendet aziatike.Pas krizës ukrainase, Bashkimi Europian ka ngritur disa kufizime ekonomike për Rusinë, duke ndikuar negativisht në vend, çka u pa me rënien rekord të pësuar nga rubla ruse."Prioritetet tona nuk kanë ndryshuar dhe më duket e pavend që të flitet për këtë", tha Medvedev gjatë një konference mbi biznesin të mbajtur në resortin e Soçit në Detin e Zi."Vendi ynë nuk ka nevojë që të izolohet. Asnjë vend nuk duhet ta bëjë këtë. Historia e ka treguar qartë se çdo përpjekje për t'i bërë presion Rusisë ka dështuar. Nuk mund t'i bësh shantazh ekonomik vendit tonë".Medvedev pranoi se është i gatshëm të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat tani janë më keq se kurrë që nga koha e rënies së Bashkimit Sovjetik, por pranoi se edhe të tjerët duhet të mësojnë ta dëgjojnë Rusinë."Jemi të gatshëm të dëgjojmë ç'kanë për të thënë partnerët tanë europianë dhe amerikanë, por me kusht që edhe ata të mësojnë të na dëgjojnë dhe ne", deklaroi Medvedev.Për afrimin gjithnjë e më të madh mes Rusisë dhe Azisë, të kulmuar me marrëveshjen 400 miliardë dollarëshe mes Gazpromit dhe Kinës majin e kaluar, Medvedev tha:"Procesi i shtimit të shkëmbimeve tregtare me Azinë është mjaft normal duke parë arsyet gjeografike dhe ekonomike. Prandaj kemi nisur të ndjekim një politikë për të përforcuar praninë tanë në zonën e Azisë dhe Paqësorit shumë kohë para marrëdhënia jonë me Europën të përkeqësohet".