Presidenti amerikan Obama, fushatë kundër dhunës ndaj femrave

Presidenti amerikan, Barac Obama, ka nisur të premten një fushatë për të sensibilizuar opinionin për dhunën ndaj fermave në kampuset universitare të vendit.Fushata do të përfshijë edhe disa yje të Hollivudit apo sportit në vend. Fushata "Është në dorën tonë" inkurajon çdo njeri që të përpiqet të ndalë dhunën seksuale ndaj femrave dhe të ndërhyjnë në ndihmë të tyre.Raportimet e fundit kanë nxjerrë në dritë shifrën shokuese se 1 në 5 femra në kolegjet amerikane është sulmuar seksualisht.Obama tha: "Askush nuk dëshiron të pengojë shokun e tij të marrë një femër në shtëpi, por nëse nuk ka vullnet nga të dy palët, është detyrim.Kur studentët sulmohen në kampus, drama është e gjithë familjes, jo vetëm e tyre. Është një përbuzje e gjithë punës që ato kanë bërë për të arritur deri aty, është përbuzje ndaj ndjenjave bazike njerëzore".