Dhe dy ditë nga vizita e Papës në Shqipëri, “Nënë Tereza” gati që të shtunën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2014, 17:30
Tiranë- Pothuajse gjithçka është gati. Altari ku Papa Françesku do të mbajë meshën më 21 shtator është drejt përfundimit.Për arkitektin Artan Shkreli ditën e shtunë gjithçka do të jetë gati. Edhe mediat e huaja janë gati për të transmetuar meshën e Papa Françeskut në Tiranë.Në krah të altarit, por edhe përgjatë gjithë bulevardit janë vendosur qëndra shëndetësore.Për të gjithë ata të cilët nuk do të kenë mundësi të shohin nga afër Papën, ekranet e vendosura përgjatë bulevardit ua mundësojnë këtë.Qarkullimi i automjeteve në sheshin "Nënë Tereza" është bllokuar duke nisur që sot dhe do të vazhdojë deri në largimin e Papës nga Shqipëria.