Besimtarët u përgjigjen njerëzve në nevojë, bashkë për të dhuruar gjak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2014, 18:37
Tiranë- Harmonia fetare që ka Shqipëria tregohet edhe këtë herë kur besimtarë nga të gjithë fetë, me inicativë të komunitetit të kulteve kanë dhuruar gjak.Nisma është marrë për shkak se banka e gjakut me rezervat e saj nuk po përballon dot fluksin. Ilir Hoxholli nga komiteti i kulteve tha se një vajzë e re nuk po operohet dot sepse mungon gjaku.Hoxholli i bëri thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë, të krishterë e protestant që në objektet e tyre të kultit të organizohen fushata të tilla për të dhuruar gjak, sepse nevojat e pacientëve janë të mëdha dhe se komunitet fetare nuk mund të jenë indiferente.