VIDEOLAJM/ iPhone 6 i parë në Australi bie në tokë, por shpëton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2014, 19:53
Një të riu australian për pak sa nuk i ka pushuar zemra kur në përpjekje për të nxjerrë në televizor iPhone-in e tij të ri, e rrëzoi në tokë.Telefoni i parë i shitur në Australi rrezikoi të thyhej pa dalë ende mirë nga kutia, ndërkohë që po filmohej nga reporterët e një kanali televiziv lokal.Adoleshenti, Xhek Koksei dhe gazetarja mbajtën frymën deri sa u konfirmua që telefoni nuk pësoi gjë.Apple ka raportuar se marrë 4 milionë porosi për telefonin e ri, dyfishin e porosive që u morën dy vjet më parë për iPhone 5-n. Modelet e reja vijnë në dy madhësi ekranesh, 4,7 dhe 5,5 inç.