Festivali “Marubi” nis të hënën, edicioni i nëntë vjen me moton:“Mos Hesht”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2014, 18:51
Sarandë- "Mos hesht" do te jetë motoja e edicionit të nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut që do të ngrejë siparin ditën e hënë.Organizatori, Kujtim Çashku, thotë se risia e këtij viti është organizimi i forumeve me të rinjtë ku do të diskutohet për të drejtat e njeriut.Ceremonia e hapjes së Festivalit do të zhvillohet ditën e hënë në orën 19:00 në Teatrin Veror të Akademisë së Filmit “Marubi”.