Vrasësi i lezhjanit në Milano, në 2012 vrau 3 anëtarët e familjes fqinje

Itali -  Kastriot Zhuba, njeriu i cili në 2012 vrau tre antarët e një familjeje në Blinisht të Lezhës është arrestuar në Milano.  Zhuba dyshohet se është autor i vrasjes së Arben Kthellës dhe plagosjes së kushëririt të tij, Mond Kthella mbrëmjen e 18 shtatorit në Milano të Italisë.Arrestimi i ZhubësBurime nga Interpol Tirana informojnë se në bashkëpunim me policinë italine është vënë në pranga 49 vjeçarin Kastriot Zhuba, i cili më 25 shtator të  vitit 2012 ka vrarë me breshëri automatiku fqinjët e tij.Vrasja e 3 anëtarëve të familjes Shtjefni në 2012Dy bashkëshortët Rrok dhe Miranda Shtjefni 52 dhe 50 vjeç u ekzekutuan, ndërsa hynin në banesën e tyre së bashku me djalin e tyre, Fatjonin 24 vjeç. Gjithçka ndodhi pas një sherri banal mes dy familjeve Shtjefni dhe Zhuba. Ndërkohë menjëherë pas krimit, autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe policia nuk mundi të bjerë në gjurmët e tij.Falë punës së Interpol Tiranës u arrit që në bashkëpunim me homologët italianë, të vihej në pranga autori i vrasjes së trefishtë, i cili fshihej prej më shumë se dy vitesh në Milano, të Italisë.Vrasja më 18 shtator 2014Arben Kthella 40 vjeç nga fshati Manati i Lezhës është ekzektuar, ndërsa është plagosur djali i xhaxhait  të tij, Mondi pak pas orës 21:00 të së enjtes së 18 shtatorit 2014, në një lagje të Milanos. Në këtë ekzekutim ka mbetur i vdekur edhe një shtetas egjiptian,  Ibrahim Sharara, 36 vjeç.  Corriere.it nuk bën publik emrin e personit të arrestuar si i dyshuar për vrasjen në Milano por thotë se ka dyshime se ai është një vrasës. Nga interpol Tirana informohet se arrestimi i tij është bërë pas kësaj vrasjeje. Pas verifikimeve është zbuluar se ai është dhe autori i krimit të rëndë që ndodhi në 2012 në Blinisht të Lezhës. Gjithçka ka përfunduar në 8 minuta.Arben-Kthella(Në foto: Viktima Arben Kthella)kastriot zhuba(Në foto i arrestuari Kastriot Zhuba dhe vendi ku ndodhi vrasja 2 vjet më parë)(Video: Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja me datë 18 shtator 2014)(Foto: Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja me datë 18 shtator 2014)Oranews.tv