Sarandë, ministrja Gjermeni: Turistë në çdo stinë

Sarandë - Jemi në fundin e muajit shtator, por në sektorin e turizmit, asgjë nuk ka ndryshuar nga një muaj më parë. Në Sarandë ka lëvizje të shtuar ku nga porti vijnë tragete me turistë, por edhe nga pika e kalimit kufitar të Qafë Botës, ka hyrje turistësh.Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni, ka vlerësuar punën që është bërë për tërheqjen e vëmendjes së turistëve të huaj, ndërsa shtoi, që vitin tjetër, përgatitjeve për sezonin do t’u kushtohet më shumë kohë.Gjermeni e ka cilësuar si sfidë që turizmi në Shqipëri, të mos zhvillohet vetëm dy muaj apo tre muaj të vitit. po të jetë gjithëvjetor.