Papa, Bushati: Vizita përtej besimit, 40 martirët duhet të lumturohen

Tiranë- Ka mbetur dhe shumë pak, orët kalojnë njëra pas tjetrës deri në ditën e madhe për të gjithë shqiptarët. Pasi e tillë është vizita e Papa Françeskut në Tiranë me 21 shtator sipas Zef Bushatit, shkon përtej besimit."Duket se është tejet i mirëpritur Ati i Shenjtë nga i gjithë populli shqiptar në të gjitha trevat shqiptare. Vëmendja e gjithë kombit shqiptar është drejtuar tek data 21. Nuk marr përsipër sesa katolik, myslimanë ka Shqipëria.Ata do jenë aty sepse vizita tejkalon çështjen e besimit, ai e ka bërë publike se pse merr rrugën për në Shqipëri, vjen për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare. Shqipërinë e kemi të gjithë bashkë dhe Papa vjen tek këta shqiptarë që pavarësisht dallimeve fetare, bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë për shtetin shqiptar".Vatikani e njeh historinë e popullit tonë, vuajtjet gjatë regjimit komunist dhe vetëmohimin e Kishës katolike për të ruajtur besimin. Kreu i demokristianëve shprehet se për selinë e shenjtë ishte tronditëse mohimi i lirisë së besimit nga diktatori Hoxha.Por përkundër kësaj,ai është skeptik mbi faktin nëse kjo vuajtje e klerikëve,në rastin konkret të 40 martirëve në bulevard është e mjaftueshme për ti futur në proces lumturimi, aq më tepër në bllok."Edhe Ati i Shenjtë e di, është një histori e popullit shqiptar për të cilën është folur. Është një argument i rëndësishëm për Vatikanin pasi Shqipëria ishte i vetmi vend ateist në botë.Për selinë e Shenjtë ka qenë vërtet një ngjarje tronditëse sesi mund ti heqësh një populli lirinë e besimit. Të kalosh në procesin e lumturimit patjetër duhet të bësh një mrekulli dhe të vërtetohet.U lumturua Nënë Tereza, por ju vëretua mrekullia e saj, që e bëri një grua në Indi të shërohej nga kanceri. Kështu janë rregullat, pasi të lumturohesh duhet patjetër të bësh dhe një tjetër mrekulli, të vërtetohet dhe që të kalojë në fazën e shenjtërimit. Në fazë në të cilën është Nënë Tereza. Ndërsa 40 martirët, nuk kam dëgjuar të mendohet se fakti që përballuan të gjithë vuajtjet e sistemit komunist nuk mendoj që kjo të konsiderohet një mrekulli nga ana e tyre dhe për hir të kësaj ata duhet të futen në proces lumturimi.Nuk e kam dëgjuar as nga Kryeministri. E përgëzoj për idenë e tij, vendosjen e fotografive të tyre jo për të pasur vëmendjen Vatikani tek këta, pasi ata janë në proces të martirizimit të këtyre 40 klerikëve, por për të gjithë atë mori gazetarësh që dhe ata ta njohin jetën dhe sakrificat që ka kaluar kisha për të ruajtur besimin. Ka ndodhur që në një ditë të lumturohen katër, nuk kam dëgjuar të jenë lumturuar 40.Për Nënë Terezën Vatikani nuk po vonon me shenjtërimin, nëse proceset do kalonin lehtë dhe thjeshtë humbet dhe besimi“.Përtej fesë dhe mesazheve të paqes, vizitën e Papës në Tiranë ish-Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, e sheh edhe të një rëndësie diplomatike."Është folur shumë pak karakterin diplomatik, Shqipëria në radhë të parë ka marrëdhënie diplomatike me Vatikanin prej 23 vitesh.Unë kam pasur rastin që gjatë mandatit tim të miratojnë tre ligje të rëndësishme që kanë krijuar marrëdhëniet institucionale mes dy shteteve. Vatikani është një nga shtetet që bën diplomaci të niveleve të larta, ka marrëdhënie diplomatike me 176 shtete, bën pjesë në rreth 47 organizma ndërkombëtar. Psh,kisha katolike që vepron në Shqipëri, ka problemet e saj.Ai vjen për të thënë që a kemi probleme ne këtu, a janë të zgjidhura. Por dhe ne kemi problematikat tona, kemi një Universitet Zonja e Këshillit të Mirë, ka një fakultet të mjekësisë ku vinë dhe studentë të huaj, por ky Universitet nuk ka një spital, ku do të bëjnë praktikën? Apo mund të kërkojmë jo vetëm në arsim por dhe shëndetësi, psh Spitali i Nënë Terezës që iu dha gjithë ai territor nuk u realizua, ne mund ti kërkojmë llogari. Po kështu në fushën e kulturës. Po kështu ne mund ti themi se kur do ta njohin shtetin e Kosovës? Ati i Shenjtë e ka bërë publike axhendën e tij, ndërsa nga pala shqiptare nuk ka një të tillë“.Në intervistën për RTV Ora News me gazetaren Jonida Shehu, Bushati komentoi edhe refuzimin nga protokolli i Vatikanit të pjesmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi."Meqenëse nuk janë konstituuar institucionet atje nuk kanë dashur, ka paragjykim pastaj, duket sikur mban anën“.Por, a po e përdor politika shqiptare vizitën e Papa Françeskut?"Papa është vështirë të përdoret politikisht, ata politikë nuk bëjnë, por bëjnë diplomaci. Është njësoj si të thuash a mund të përdorin Obamën?“