Intervista – Ardian Xinxo: Gjuha blu – Përhapja e virusit – 19 Shtator 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2014, 17:20
Sëmundja “gjuha blu”, që ka prekur bagëtitë në zona të ndryshme të vendit tonë, nuk është një sëmundje e transmetueshme dhe e dëmshme për shëndetin e njerëzve. Këtë fakt e ka bërë të ditur drejtori i Isntitutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Ardian Xinxo, gjatë një interviste në RTV “Ora News”, përballë gazetares Denisa Pasholli, ndërsa shtoi se sëmundja nuk mund të shmanget, por numëroi faktorët të cilët ndikojnë në parandalimin e përhapjes së saj. I pyetur nëse trasmetohet me anë të konsumit të bulmeteve dhe produkteve të mishit, Xinxo u përgjigj: “Absolutisht, jo. Por, ato nuk duhet të konsumohen dhe kjo është shumë e rëndësishme”.