Lezhë, pastrohen rrugët nga qentë endacakë, nuk dihet ku përfunduan

Lezhë - Pas publikimit në Ora News të pamjeve ku shfaqen kope me qen, që zaptojnë edhe sheshin kryesor të Lezhës, ka ardhur edhe reagimi i bashkisë.Zyra e inspektoriatit veterinar dhe mbrojtjes se konsumatorit, ka bërë të ditur se ka larguar qentë endacakë, duke konfirmuar se ndërhyrja ishte e domosdoshme, për të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit.Jak Gjini nuk jep shpjegim cili ishte destinacioni i qenve, duke qenë se vrasja është e ndaluar.Qentë endacakë prej javësh shiheshin  në çdo lagje, të Lezhës, madje edhe në sheshin kryesor para bashkisë, por vetëm fal zhurmës mediatike, erdhi reagimi i vendorëve.