Plus ofron shërbimin 3G, AKEP i ka ofruar dy frekuenca kompanisë

Tiranë- Abonetët e kompanisë celulare Plus tashmë do të të kenë shërbimin 3G në telefonat e tyre.Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka shpallur fituese ofertën e bërë nga kjo kompani për këtë shërbim, duke I ofruar dy frekuenca. Kompania Plus ka ofruar për shërbimin 3G rreth 3 milion euro.Ndërkohë që kompanitë e tjera të telefonisë celulare si Vodafone që e kanë këtë shërbim kanë marrë nga një frekuencë për të përmirësuar shërbimin e internetit 3G.