Vjen Papa, të dielën “blindohet” Tirana, ja udhëzimet ku të lëvizni
Tiranë-Kjo hartë(në video) tregon vendodhjen e ndihmës mjekësore dhe shërbimeve të tjera ndihmëse për ditën e dielë kur në Tiranë do të ndodhet për vizitë papa Francesku.Në shërbim të shqiptarëve dhe pelegrinëve do të jenë në dipozicion 15 ambulanca, 6 prej të cilave vetëm pranë sheshit “Nënë Tereza”.Po ashtu përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit do të vendosen stafe mjekësore me çadra dhe vullnetarë të lëvizshëm.Përgjatë bulevardit do të vendosen edhe 6 pika uji, ku pjesëmarrësit në meshën e Atit të Shenjtë mund të shuajnë etjen.Për të garantuar sigurinë e të gjithë aktiviteteve, Policia e Shtetit ditën e dielë do të angazhojë 2500 forca policie, të cilët do të vendosen në bazë të një plani të detajuar masash.Një plan i tillë është hartuar edhe për kufizimin e lëvizjes në kryeqytet, e cila do të filllojë nga ora 20:30 e datës 20 Shtator dhe deri orën 19 00 të datës 21 Shtator për sheshin “Nënë Tereza”.Lëvizja do të jetë e kufizuar në rrugët “Skerdilajd Llagami “dhe “Abdyl Frashëri” gjithashtu. Nga ora 06:00 e datës 21 shtator do të mbyllet qarkullimi në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt sheshit “Nënë Tereza”, bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Skënderbej”.Ndërsa nga Ora 12:00 e datës 20 shtator deri më 20:00 të datës 21 shtator do të ndalohet parkimi në këto rrugë: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, “Zogu i Parë”, “Zhan Dark”, “Gjergj Fishta”.Rruga e Durrësit nga mbikalimi i Kamzës-sheshi Shqipoja-sheshi Skënderbej. Rruga e “Elbasanit”, “Kavajës” dhe “Muhamed Gjollesha”. Gjithashtu plani i masave prek rrugët “Ibrahim Rugova”, rrugën e “Dibrës” dhe aksin Unaza e Re, sheshi Shqipoja-ura e Shkollës Teknologjike-rruga e Kavajës.Ndërkaq, plani i masave përcakton edhe vendparkimet e mjeteve që do të sjellin pelegrinët. Kështu ata që vijnë nga veriu do ndalojnë pranë 21 dhjetorit nga ku më pas do të parkohen në Unazën e Re.Mjetet nga jugu do të qarkullojnë nga rruga e vjetër Tiranë-Elbasan, do të zbresin pasagjerët te 21 dhjetori e do të parkohen në Unazë të Re.Autobuset nga Juglindja do të kalojnë në Unazën e Madhe dhe pasagjerët do të zbresin pranë Kopështit Zoologjik. Pas orës 08:00 nuk do të lejohet asnjë autobus që të hyjë në Tiranë.Komitetit Organizativ i vizitës së Papës këshillon të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni që të jenë të pranishëm në sheshin “Nënë Tereza” para orës 09:00 dhe të ndjekin disa këshilla:Kështu pelegrinët duhet të evitojnë veshjet e rënda, të mos marrin me vete bagazhe dhe sende të forta të dyshimta. Në të gjithë perimetrin e sheshit “Nënë Tereza” do të jenë 27 pika kontrolli. Më poshtë do të njiheni me masat përkatëse, kufizimet në qarkullim si dhe si duhet të visheni apo çfarë ju lejohet dhe jo të keni me vete nëse do të bëheni pjesë e meshës së ditës së dielë.Lexoni me vëmendje, sepse një neglizhencë e vogël mund t’ju kushtojë me humbjen e këtij rasti historik.Lëvizja e automjeteve- Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 20:30 e datës 20.09.2014 deri në orën 19:00 të datës 21.09.2014 në Sheshin Nënë Tereza, i kufizuar me rrugët “Skerdilajd Llagami„ dhe “Abdyl Frashëri„.- Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00-19:00 të datës 21.09.2014 në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshi Nënë Tereza, Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Sheshit Skënderbej. (Lista e akseve rrugore bashkëngjitur këtij njoftimi).- Do të ndalohet parkimi i të gjithë automjeteve duke filluar nga ora 12:00 e datës 20 shtator e deri në ora 20:00 të datës 21 shtator në akset rrugore:-Bulevardi Dëshmorët e Kombit-Bulevardi Zogu I-Bulevardi Zhan D’Ark-Bulevardi Gjergj Fishta-Rruga e Durrësit, nga mbikalimi i Kamzës - Sheshi Shqiponja – Sheshi Skënderbej,-Rruga e Elbasanit-Rruga e Kavajës-Rruga Abdyl Frashëri-Rruga Sulejman Delvina-Rruga Muhamet Gjollesha-Rruga Ibrahim Rrugova nga sheshi Frederik Shopen – Gjykata e Lartë – Banka e Shqipërisë deri te rruga e Durrësit.-Rruga e Dibrës.-Aksi Unaza e Re – Sheshi Shqiponja – Ura te Shkolla Teknologjike – Rruga e Kavajës.-Nuk do të lejohet qarkullimi në të gjitha akset rrugore të Tiranës i automjeteve të tonazhit të rëndë mbi 7.5 ton, pasi krijojnë vështirësi në qarkullim.-Automjetet e mbyllura, mjete te transportit të mallrave me karroceri të mbyllur do tu nënshtrohen kontrolleve policore në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa drejtuesit e tyre do të shoqërohen në polici, nëse konstatohet lëvizja e tyre pa objekt të përcaktuar.Lëvizja e automjeteve që do të transportojnë pelegrinët-Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Veriu i Shqipërisë do të devijojnë lëvizjen tek Sheshi Shqiponja përmes Unazës së Re, duke kaluar tek rruga e Kavajës drejt kryqëzimit tek “21 Dhjetori„ ku do të zbresin pelegrinët. Më pas parkimi i autobusëve do të bëhet në Unazën e Re.-Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Jugu i Shqipërisë do të qarkullojnë përmes aksit Plepa- Ndroq-Kombinat, duke kaluar tek rruga e Kavajës drejt kryqëzimit tek “21 Dhjetori„ ku do të zbresin pelegrinët. Më pas parkimi i autobusëve do të bëhet në Unazën e Re.-Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Juglindja e vendit do të kalojnë përmes Unazës së madhe dhe më pas tek Kopshti Zoologjik do të bëhet zbritja e pelegrinëve dhe njëkohësisht parkimi i autobusëve.-Për automjetet me të cilat do të bëhet transporti i personave me aftësi të kufizuar pjesëmarrës në aktivitetet, parkimi i tyre do të bëhet tek Fakulteti Filologjik.-Lëvizja e autobusëve me pelegrinë do të lejohet deri në orën 08:00. Pas orës 08:00 asnjë autobus nuk do të lejohet të hyj në qytet.Lëvizja e qytetarëve që do të marrin pjesë në aktivitet-Në të gjithë perimetrin që rrethon Sheshin Skënderbej, Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe Sheshin Nënë Tereza janë vendosur 27 pika kontrolli, ku do të realizohet kontrolli i të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni me detektor metalesh, lëndësh eksplozive dhe pajisjesh të tjera speciale për kontroll e mbikëqyrje.-U kërkohet të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni që të kalojnë përmes këtyre pikave të kontrollit. Nëse tentojnë të kalojnë jashtë këtyre pikave do të shoqërohen në Komisariatet e policisë.-Personat që do të marrin pjesë në ceremoni me ftesa, bashkëngjitur ftesës duhet të kenë edhe kartën e identitetit. Nga ana e policisë do të bëhet kontrolli me listat përkatëse në pikat e kontrollit dhe nuk do të lejohen personat që nuk kanë kartat e identitetit. Personat që kanë ftesë por nuk do të figurojnë në listat që ka Garda apo Policia e Shtetit në pikat e kontrollit do të shoqërohen në ambientet policore.Lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fshatit Bubq-Aksi rrugor në drejtim të Rinasit do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në orën 10:30.- Të gjitha akset rrugore në drejtim fshatit Bubq do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në ora 19:00.-Aksi Bubq – Rinas do të jetë i bllokuar nga ora 17:00 deri në 20:30.-Qytetarëve që kanë lëvizje drejt aeroportit u kërkohet që të shfrytëzojnë hapësirat jashtë këtyre harqeve kohore për shkuar në Rinas.Këshilla për qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni-Qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni të evitojnë veshjet e rënda, pasi nga policia do të ketë kontrolle trupore.-Nuk duhet të kenë me vete çanta shpine apo valixhe të ndryshme.-Të mos mbajnë sende të forta apo objekte të tjera që mund të jenë të dyshimta për forcat e policisë.-Nuk do të lejohet mbajtja e shisheve të qelqit. Rekomandohet përdorimi i shisheve plastike për ujë apo pije të tjera freskuese.Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ftojnë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për të garantuar siguri maksimale për vizitën e Papës duke telefonuar policinë në numrin 129 për të gjitha rastet kur ata do të konstatojnë diçka të dyshimtë. Harta e pikave të kontrollit
Harta e zonës së kufizuar të lëvizjes