Gjosha apel opozitës: Të bashkojmë forcat për ëndrrën e shqiptarëve

Tiranë - Qeveria i ka bërë apel opozitës për të bashkuar forcat për integrimin në Bashkimin Europian.Ministrja Klajda Gjosha, nga takimi i parë për ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës Shqipëri-BE, per 5 prioritetet e lena nga Komisioni Evropian, zhvilluar sot në Tiranë, ndërsa paraqiti punën e bërë, tha se në këtë proces, kontributi i opozitës është i rëndësishëm për të plotësuar ëndrrën e shqiptarëve."Është shumë e rëndësishme gjithpërfshirja, - tha ministrja, - dhe unë e vlerësoj vendimin që Komisioni ka marrë dhe shpresoj që opozita të reflektojë e të paktën t’i rikthehet Komisionit parlamentar të Integrimit sepse me të vërtetë ka bërë një premtim që do të jetë aty për të gjitha çështjet që i përkasin.Këtu nuk bëhet fjalë për çështjen se kush kryeson Këshillin dhe nuk besoj se publiku që na dëgjon është i interesuar tek fakti se kush e drejton Këshillin. Të gjithë në jemi të interesuar në funksionimin e Këshillit dhe që ai të monitorojë, këshillojë gjithë procesin dhe të ndjekë reformat që duhet të ndjekë vendi për procesin e integrimit."Ndërkohë vetëm pak ditë para takimit të radhës së nivelit të lartë Shqipëri –BE, ministrja Gjosha bëri me dije se do të shpalosen arritjet e deritanshime duke vënë theksin në rëndësinë e reformës në drejtësi.Gjosha tha më tej se "do të diskutohen të gjitha arritjet që ka pasur vendi, reformat që ka ndërmarrë gjatë kohëve të fundit dhe mbi të gjitha do të diskutohet vazhdimësi e reformës në drejtësi, që është një nga pikat kyçe të diskutimit të sotëm por edhe ajo që do të jetë vendimarrëse përsa i përket hapjes së negociatave."Për plotësimin e 5 prioriteteve, Ministria ka ngritur 5 grupe pune, në të cilat do të ketë përfaqësues edhe nga Bashkimi Europian.Oranews.tv