Pranga për 34 mijë euro mall kontrabandë në linjën Prishtinë - Tiranë

Tiranë – 34 mijë euro mall kontrabandë janë kapur në autobusin e linjës Prishtinë – Tiranë të kompanisë “Osumi Travell”, mallra konfensione të fshehura për t’iu shmangur taksës doganore. Si rrjedhim, Policia ka arrestuar 43-vjeçarin Shkëlqim Hoxha, mesnatën e shkuar, në kuadrin e një operacioni të koduar “Porosia III”.Hoxha u arrestua në flagrancë, nndër në gjendje të lirë, u proceduan edhe tre persona të tjerë: Dritan.G nga Lushnja, Barije.S nga Tirana dhe Marieza.H nga Durrësi.Policia e Tiranës ka njoftuar se “procedimi ndaj tyre ka filluar pasi në datë 16 shtator 2014, rreth orës 18.00, nga kontrolli i ushtruar në mjetin “Autobus Setra” me targa AA 107 AZ, në pronësi të kompanisë “Osumi Trevell”, i cili kryente linjën Prishtinë-Tiranë, është konstatuar një sasi e konsiderueshme me mallra konfeksione të fshehura, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore në pikën e kalimit kufitar Morinë. Sa sipër, është bërë sekuestrimi i mallit, ku vlera e përllogaritur arrin në shumën 34 000 euro.”ar.sh/Oranews.tv