Vrau Majlinda Hoxhën në ish-bllok, 35 vjet burg për ish-nënoficerin Ndriçim Balla
Tiranë-Gjykata e Tiranës dënon me 35 vjet burg Ndriçim Ballën, i cili akuzohet për vrasjen e Malinda Hoxhës në zonën e ish-bllokut.Kjo gjykatë ka pranuar pretencën e Prokurorisë së kryeqytetit, e cila kërkoi 35 vjet burg për Ndriçim BallënIsh-Nënoficeri Ndriçim Balla akuzohet për vrasjen e 9 shtatorit në Bllok, ku mbeti e vrarë aksidentalisht Majlinda Hoxha dhe u plagos Elton Fusha, ky i fundit ishte objektivi i atentatit.Vrasja ndodhi në lokalin në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i cili ishte në pronësi të bashkëshortit të Hoxhës dhe Fusha e kishte marrë me qera.Si ndodhi ngjarjaNjë borxh i pashlyer ka qënë motivi i vrasjes së Majlinda Hoxhës në një lokal në zemër të bllokut një javë më parë. Në fakt viktima s’ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen por është ndodhur në vendin e gabuar dhe me personin e gabuar, ndaj të cilit ishte shenjëstruar arma e nënoficerit të Shkollës së Bashkuar, Ndriçim Balla.Ky i fundit është arrestuar nga policia e Tiranës pas një operacioni pothuajse top sekret në Tiranë si autori kryesor i atentatit ndaj Elton Fushës që mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Viktima e ngjarjes Majlinda Hoxha nuk ka pasur lidhje me konfliktin e autorit dhe objektivin, por ka qënë viktimë rastesore, ndërsa motivi i vërtetë i krimit është një borxh i pashlyer nga i plagosuri Fusha për vëllain e të arrestuarit si autor të këtij krimi të rëndë.Policia bëri me dije se Elton Fusha, i kishte marrë një shumë parash vëllait të Ndriçim Ballës dhe më pas kishte refuzuar t’ia shlyente duke sjellë edhe veprimin e atentatit që në fakt ka gabuar shënjestër. Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 shtator në një lokal në zonën e ish-bllokut, ku autori hapi zjarr ndaj Elton Fushës që ndodhej nën shoqërinë e viktimës Majlinda Hoxha dhe bashkëshortit të saj.Një nga plumbat e armës automatike i mori jetën gruas, ndërsa vetë Elton Fusha mbeti i plagosur dhe ndodhet nën masa të larta sigurie në Spitalin Ushtarak.(Kornika e vrasjes së Majlinda Hoxhës)