"Art Saranda" - 11 karikaturistë suedezë hapin 'ekspozitën mjedisore'

Sarandë - Në sallën e Galerisë “Art Saranda” është çelur pasditen e 16 shtatorit ekspozita dixhitale në karikaturë e 11 autorëve suedezë. Promovimi i kësaj ekspozite të re, me të veçantën se punët e saj kanë qasje mjedisore, është bërë në prani të të ngarkuarit me punë në Ambasadën Suedeze në Tiranë, të Patrick Svensson si dhe të Kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa e Nënprefektit, Ilir Hysi. Të pranishëm kanë qenë edhe mjaft krijues, si dhe grupi i turistëve suedezë, që vijojnë pushimet në këtë tur shtatori në Sarandë.Zoti Svensson ka vlerësuar mjaft partneritetin e suksesshëm me Bashkinë e Sarandës në realizimin e këtij eventi artistik. "Kjo ekspozitë, - tha ai, - ka për qëllim të hedhë një shikim të mprehtë në një shikim të mprehtë në çështjet e klimës nga këndvështrimi i karikaturistëve nordike dhe të Ballkanit, të cilët kombinojnë satirën me humorin me një apel të sinqertë për një përgjigje të mirë kundrejt kërcënimeve që ndeshim ndaj mjedisit.Imazhet janë provokative dhe na kujtojnë ne të gjithëve për rëndësinë e “të jetuarit gjelbër” dhe që çështjet e klimës duhet të jenë prioritet në kontekstin global, ndërsa bota zhvillohet. Sot angazhimi i Suedisë në Bashkëpunimin për Zhvillim në këtë vend me të vërtetë të bukur, duke zgjedhur për mbështetje sektorin e burimeve natyrore dhe mjedisin është ngritur prej kohësh dhe është shumë i njohur tashmë.Unë nuk do të flas me detaje rreth bashkëpunimit tonë. Mjafton që të them se jemi të vendosur të vazhdojmë këtë bashkëpunim në vitet që vijnë, - përfundoi Swensson. - Edhe njëherë dua të falënderoj partnerët, Bashkinë e Sarandës, Galerinë e Arteve dhe Institutin Suedez për bashkëpunimin e shkëqyer."Nga ana e vet kryebashkiaku Stefan Çipa e ka vlerësuar atë një tjetër event i rëndësishëm në jetën artistike të qytetit, që vazhdon edhe përtej kufijve klasikë të sezonit veror.  "Këtu qëndron, si e veçanta edhe rëndësia e kësaj ekspozite, që çelet në Galerinë “Art Saranda”, - tha Çipa. -  Vlerësoj maksimalisht iniciativën e Ambasadës së Suedisë në Tiranë, për këtë bashkëpunim të ri me Bashkinë e Sarandës. Falwnderoj Institutin Suedez të promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm, që, në bashkëpunim me autorët, u kujdes për realizimin e kësaj ekspozite digitale dhe për ta sjellë atë në Sarandë."Kreu i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. dhe Svensson lanë autograf në Librin e impresioneve të Galerisë "Art Saranda".ar.sh/Oranews.tv