FOTO/ Diplomatët britanike vizitojnë kapanonet e Gates në Lazarat

Lazarat-Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka qenë në Lazarat së bashku me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë Nicholas Cannon, për t'i treguar atyre sukseset e operacionit të Lazaratit.tahiri 3Ministri Tahiri sëbashku me diplomatët britanikë kanë parë nga afër kapanonet në pronësi të Gate Mahmutaj, ku gjatë operacionit antikanabis në Lazarat u sekuestruan laboratorë me drogë dhe armë.tahiriVizita ishte një mundësi për të shqyrtuar kapacitetet e zhvillimit të zonës nëpërmjet veprimtarive të ligjshme ekonomike.tahiri 4Po ashtu gjatë vizitës në Lazarat, Ministri Tahiri dhe diplomatët e huaj zhvilluan edhe takime me banorët e zonës.