Tiranë, hapet shkolla profesionale austriake, diploma njihet në Austri

Tiranë – Një shkollë austriako-shqiptare e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është hapur sot në Tiranë, pranë Fshatit të Fëmijëve “SOS”, e cila mban emrin e themeluesit të fshatrave SOS, Herman Gmeiner.Kjo shkollë është vlerësuar maksimalisht sot nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, që shenjuan hapjen e saj.Rama tha:“Shkolla që në përgëzojmë sot është një shkollë, që ofron një diplomë të vlefshme në Shqipëri dhe në Austri. Ne po bëjmë një kthesë të vendosur, edhe pse duhet të rrisim shpejtësinë e marrjes së kësaj kthese nga sistemi arsimor i ndërtuar vetëm me atë korsinë e rrëmujshme të futjes së të gjithëve në universitet tek sistemi arsimor i ndërtuar me dy korsi, një korsi për arsimin e lartë dhe një korsi për sistemin profesional.”Kryeministri shtoi se "rimëkëmbja e arsimit profesional ka filluar në mënyrë mjaft të ndjeshme, pasi sot ne po prekim 40% më shumë të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional, tregues që flet vetë sesa vlen përzgjedhja që kemi bërë dhe sa në hava kanë qënë kundërshtitë  ndaj tij."Në fund Rama falenderoi Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, i cili “e ka ndjekur heroikisht e me durim fjalimin tim, sepse nuk di asnjë fjalë në shqip. Po të ishte një shqiptar në vend të tij, - tha Rama, - me siguri do të fliste tërë kohën në telefon.”ar.sh/Oranews.tv