Këshilli Kombëtarë i Integrimit, Bregu: Propozimi i mazhorancës një shpikje

Tiranë -Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e ftuar në një intevistë në RTV “Ora News”, me gazetaren Jonida Shehu, lidhur me debatin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se mazhorancës ju desh një vit, për të propozuar një shpikje, e cila sipas saj nuk ka as kokë, as bisht.Ndërsa shtoi se mazhoranca i ka vonuar procedurat për Këshillin Kombëtar të Integrimit, që sipas Bregut ka qënë një mënyrë për të ngushtuar hapësirën e opozitës.“Ka një vendim apo një konkluzion të arritur, të lënë si detyrë për qeverinë shqiptare, gati një vit më parë, në nëntor të vitit të kaluar, në takiminn e parë të dialogut të nivelit të lartë. Ku i kërkohet qeverisë shqiptare të ngrejë një strukture, e cila quhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian. Një strukture, e cila nisur nga eksperiencat e vendeve të tjera, fat i keq i të qënit i vonuar në këtë proçes, ndonjëherë shoqërohet me fatin e mire, sepse nuk ke nevojë që të bësh shpikje dhe çudira, por të marrësh një model të gatshëm, të aplikuar suksesshëm diku dhe t’a aplikosh në vendin tënd.Duke qënë se Shqipëria të gjitha strukturat e Integrimit Europpain, i ka struktura të cilat janë ngritur në bazë të modelit kroat, duke patur fatin që jemi shumë afër, Kroacia i ka ende në memorie vuajtjet gjatë procesit të integrimit të vendit, të anëtarësimit në Bashkimin Europian, nuk ka sepse kjo strukturë të mos ngrihet në bazë të një modeli të mirëqënë të provuar, një model që ka funksionuar dhe në vende të tjera.Ajo çfarë ka ndodhur sot dhe argumentat gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qënë një përsiatje e tepruar, për të cilën ju desh një vit mazhorancës për të na sjellë një propozim, i cili nuk qëndron i varur askund, pra nuk ka as kokë as bisht. Pra, është një shpikje shqiptare. Një vit për të shpikur një model se si të krijojmë një situatë tjetër për t’i ngushtuar opozitës hapësirën, më duket kohë shumë e tepruar dhe aspak zgjuarsi për t’a shpenzura.Ky Këshill Kombëtar nuk është një strukturë e cila tenton të marrë autoritetin qeverisë, për të drejtuar proçesin e Integrimit Europian. Pra, nuk është një strukturë e cila bëhet përgjegjëse për reformat e Integrimit Europian, është një strukturrë konsultative, e cila ngrihet më një arsye dhe argument të thjeshtë. Qeveria ka që në vitin 2009, një strukturë të ngjashme dhe identike me këtë që kërkon të ngrihet sot, që drejtohet nga Kryeministri i vendit. Me atë model që quhet Këshilli Ndërinstitucional i Integrimit.Ne kemi bërë sfida të mëdhaja, kemi arritur të plotësojmë atë që quhet procesi i pyetësorit. Sot detyrimi për marrjes e Statusit Kandidat, - duke qënë se parlamenti duhet të jetë shumë i përfshirë, duke qënë se fazat para hapjes së negociatave do të përfshijnë parlamentin, - kërkojnë që t’i japin një rol më të madh parlamentit dhe në parlament, standarti europian, roli kontrollues i jepet opozitës. Fakti që nuk pranohet që ky Këshill Kombëtar të jetë nën drejtimin e opozitës, është një guxim tjetër, lajm i keq, për të nguashtuar hapësirën e kontrollit – u shpreh Bregu.Gjatë intevistës Bregu tha se nuk ka rëndësi se nga kush do të kontrollohet Këshilli Kombëtar i Integrimit, e rëndësishme është që dialogu politik të ketë gjithëpërfshirje.“Proçesi ka nevojë gjatë gjithë kohës që të monitorohet. E para nuk shkëputet nga roli kontrollues parlamentar që ka opozita, pra ai funksion që parlamenti ka mbi qeverinë. Duke qënë se reformat që qeveria ndërmerr, janë reforma të cilat,-sidomos në proçesin e integrimit,- duhet të sigurojnë gjithëpërfshirje, pra dialogu politik duhet të jetë gjithëpërfshirës.Ky është detyrimi madhor në bazë të cilit respektohen detyrime te tjera, ose shkelen me të dyja këmbët detyrimet e tjera. Nuk është çështje emrash , nuk është çështje se kush do të drejtojë Këshillin kombëtar të integrimit. E dyta nuk është çështje muajsh. Këshilli Kombëtar i Integrimit do të jetë një strukturë e cila do të përfshijë të gjithë aktorët në proçes: qeverinë, opozitën, përfaqësues nga zyra e Presidentit, shoqëritë civilë, institucionet e pavarura, pra ,të gjithë atë format që sot e ka Kryeministri të gatshëm për t’a drejtuar vetë, për sa i përket reformave qeveritare, ka dhe një format të ngjashëm për parlamentin.Nuk ka rëndësi se kush e drejton sot, nesër mund t’a drejtojë Ditmir Bushati, kur të jetë në opozitë prapë. Nuk ka rëndësi se kush e drejton Këshillin Kombëtar të Integrimit, rëndësi ka të sigurohët hapësira, që i takon opozitës, për të bërë kontrollin parlamentar, mbi reformat e qeverisë në proçes” – tha Bregu.