Angli, arrestohen 4 shqiptarë për emigracion të paligjshëm

Angli-Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për emigracion të paligjshëm. Ata u arrestuan pasi u gjetën të fshehur në pjesën e prapme të një kamioni në Bury St Edmunds.Mediat angleze shkruajnë se 4 personat, identiteti it ë cilëve nuk bëhet ishin meshkuj dhe i përkisnin moshës 21, 26, 37 dhe 40 vjeç. Pas arrestimit ata u dërguan menjëherë në Qendrën e Hetimit të Policisë.Ngjarja ndodhi ditën e hënë kur 4 burrat ishin parë duke u hedhur nga një kamion që ishte i parkuar në rrugën Mildenhall. Gjatë operacionit për arrestimin e shqiptarëve u përfshi edhe një helikopter.