VIDEOLAJM/ Ku dallohet një ambasador i huaj me një shqiptar? E tregon Rama

Tiranë – Ku dallohet një ambasador shqiptar me një ambasador të huaj?Tek gjërat e thjeshta.Një rast i tillë ndodhi sot. Ndërsa ishin në ceremoninë e hapjes së shkollës së profesionale austriake “Hermann Gmeiner” në Tiranë, ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll, ndonëse nuk di shqip dhe nuk kishte përkthyes, buzëqeshte dhe ndiqte me vëmendje kryeministrin Rama teksa mbante fjalën e tij.Por nëse do ishte ndryshe, pra në vend të kryeministrit shqiptar do të ishte kryeministër i huaj dhe në vend të ambasadorit austriak do të ishte një shqiptar do të kishim një situatë tjetër:"Një ambasador shqiptar në një vend që s’kuptonte gjuhën, do të ishte duke folur në telefon gjithë kohës".Këtë e pranoi dhe vetë kryeministri Edi Rama i cili duke e përgëzuar respektin që tregoi ambasadori bëri dhe një paralelizëm:"Duke qënë se unë asnjëherë s’kam dëshirë të dal i dyti, nuk po falenderoj asnjeri, përveç Ambasadorit të Austrisë, të cilin nuk e falenderoj se ka dhënë kontribut këtu e atje, por e falenderoj se heroikisht e ka ndjekur me buzëqeshje, me duatrokitje takimin, pa kuptuar asgjë, se nuk di shqip në të vërtetë, - tha Rama. - Ndërkohë që, po të ishte një ambasador shqiptar në një vend që s’kuptonte gjuhën, do të ishte duke folur në telefon gjithë kohës dhe gjithë audienca do të ishte duke thënë: Kush është ai aty që flet në telefon?!"Me këto fjalë u mbyll sot edhe përurimi i shkollës austriake.rama-dhe-ambasadori-austriak(Ne foto: Momenti kur Rama pershendet ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnöll)sg/Oranews.tv