Gjirokastra në telajon e 35 piktorëve nga të gjitha trevat shqipfolëse

Gjirokastër-35 piktorë të moshave të ndryshme nga të gjitha trevat shqipfolëse janë mysafirët më të rinj në Gjirokastër.Të rikthyer pas shumë vitesh në këtë qytet, një pjesë prej tyre ndihen të emocionuar,ndërsa e përkufizojnë qytetin e gurtë si një ëndërr, një mrekulli të vërtetë.Piktorët e shpërndarë në çdo cep të zonës muzeale po hedhin në telajo zonat më piktoreske të qytetit me çatitë gri. Ata shprehen se edhe pse Gjirokastra ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve sërish ajo ka se çfarë t’i ofrojë artistëvePunimet e piktorëve që kanë mbërritur në Gjirokastër në kuadër të një turi të organizuar në të gjitha kalatë e Shqipërisë do të prezantohen në ekspozitën e titulluar “Magjia e Gjirokastrës” që do të çelet në Gjirokastër në kuadër të aktiviteteve për 70 vjetorin e çlirimit të qytetit, që do të kremtohet më 18 shtator