FOTOLAJM/ "Dëshmorët e Kombit" sot, nën portretet e martirëve katolikë

Tiranë -  Bulevardi kryesor i Tiranës “Dëshmorët e Kombit” ka ofruar një pamje të pazakontë, mëngjesin e sotëm për qytetarët e tij.Portretet e 40 martirëve, prifterinjve katolikë të vrarë nga diktatura janë varur mbi rrugën kryesore nëpër të cilën do të kalojë makina e Papa Franceskut, mishërojnë edhe emrin që vetë ky bulevard mban, "Dëshmorët e Kombit".Kjoështë pjesë e aktiviteteve të organizuara me rastin e vizitës së Papës më 21 shtator.

Në muajin dhjetor Kisha Katolike do të përjetojë një tjetër moment sublim, që ka të bëjë me kanonizimin e 40 martirëve.

papa francesku (Foto e Armando Babanit, nga Bulevardi sot)Armanda Shtembari/Oranews.tv