Praktikat e prokurorimit të drejtpërdrejtë, PD grupe pune, 1 300 dosje në Prokurori
Tiranë- Zyrtarisht nga sot, projektligjet dhe nismat e qeverisë kanë fatin të kuvendohen në dy institucione paralele.Njëri është i mazhorancës, tjetri i opozitës. Ky i fundit është mbledhur një ditë para seancës zyrtare të parlamentit, duke akuzuar ashpër qeverinë se në 1 vit ka lidhur rreth 1300 kontrata pa garë publike, duke favorizuar klientët e saj.“Në periudhën shtator –dhjetor ishin realizuar 136 tendera pa prokurim, pa garë, por me negocim. Duke qenë se në atë periudhë nuk pati prokurime publike për investime apo shërbime, 40% e kontratave i përkisnin kësaj praktike.Por e keqja u indesifikua në 5 muajt e parë të viti në vijim. 1141 procedura të tilla, ku kontrata për përdorimin e fondve publike lidhen përmes negociatave dhe jo përmës garave. Pra në 1141 raste Ministritë nuk kanë bërë prokurime publike, por pazare.Kjo ka sjellë që në tenderat të mos ketë garë dhe gjithë fondi limit i akorduar në këto kontrata të lidhura me negocim u është dhënë si fitues kompnive pjesëmarrëse.Për periudhën shtator 2013-Maj 2014 në 1277 kontrata të lidhura me negocim pa garë publike dhe pa pjesmarrjen e kompanive janë kursyer 20 milionë lekë, ose 0.6% e vlerës. Pra vlera e fituar nga kompanitë ka qenë 99.4% e fondit limit dhe kjo dëshmon se këtu nuk ka pasur garë”, u shpreh deputeti Ridvan Bode.Të mbledhur bashkë deputetë të komisionit të Ekonomisë dhe Ligjeve, kanë ngritur grupin e punës që do të përgatisë dosjet përkatëse, për të ja vënë në tavolinën e punës Prokurorit të Përgjithshëm.“Një sërë kallëzimesëh që janë bërë për ish-zyrtarë që kanë zbatuar ligjin për prokurimet publike gjendet tërrësisht akuza fallco pasi mazhoranca e sotme në vend të përmirësimit të atyre ligjeve për të rritur transparencën e ka harruar dhe po vijon në të njëjtin drejtim për të përdorur fondet publike, me atë ligj që ajo e ka konsideruar të papërshtatshëm.Po të hedhim një këndvështrim që publikon qeveria lidhur me prokurimet publike do të vërejmë se ka një deformim të ligjit apo marifete të tjera që rrisin mungesën e transparences”, u shpreh Bode.Sipas demokratëve nga 1300 kontrata pa garë publike, 1000 rezultojnë të jenë firmosur vetëm në sistemin shëndetësor, duke abuzuar në këtë me shëndetin e qytetarëve. ex/oranews.tv/