Atentati ndaj 26 vjeçarit në Shkodër, shpallet në kërkim autori

Shkodër-Një 25 vjeçar është shpallur në kërkim për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë ndaj Elidon Perajt.26 vjeçarit nga fshati Shtoj i ri në Shkodër mbeti i plagosur mbrëmjen e 16 shtatorit në një lokal dhe sipas policisë i dyshuari kryesor është shtetasi D.H 25 vjeç banues në Dobraç. Po ashtu policia po punon për identifikimin e personit tjetër që ka qëlluar me armë.Policia gjithashtu njofton se gjatë ndjekjes së autorëve ne Fshatin Dobraç, është gjetur duke u djegur automjeti Tip Benz, me targa SH 7356 D, me të cilin kanë lëvizur autorët e kësaj ngjarje.Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre armë zjarri Automatik Model 56 mm.Po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Krimeve të Rënda për hetim të mëtejshëm.