Terrorizmi, 15 arrestime në Kosovë, në pranga 12 hoxhallarë, 1 politikan

Prishtinë - Policia e Kosovës ka arrestuar sot, 15 persona për bashkëpunim me ekstremistët islamikë dhe rekrutim të kosovarëve në organizatat terroriste në Siri e Irak, ndër to, 12 imamë të xhamive kryesore të Kosovës dhe një politikan.(Në foto, imamët: Goga, Krasniqi e Avdiu )Akuza zyrtare ndaj tyre është "vepër penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës."Operacioni i gjerë dhe i beftë ka nisur mëngjesin e sotshëm në vazhdën e një aksioni të disa ditëve më parë.Në deklaratën e Policisë së Kosovës thuhet se "Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur 16 lokacione ku janë arrestuar pesëmbëdhjetë  persona. Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë kombëtare, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës."Policia ka dhënë inicialet e të arrestuarve, kurse mediat, emrat e disave prej tyre.Sipas mediave, të arrestuar janë:1- Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi2- Kryeimami i Pejës, Enes Goga,3- Imami dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik në Mitrovicë Ekrem Avdiu4-Imami në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë, Enis Rama5- Dardan Gjuka, imam5-Kreu i partisë LISBA, (Lëvizja Islame për Bashkim) Fuad Ramiqi6- SH.K, 24 vjeçar, shok i Lavdrim MuhaxheritNë orën 9:30, mediat kosovare njoftuan se po merreshin në pyetje Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Krasniqi por dhe kreu i Partisë LISBA, Ramiqi.Zyrtare, sipas Policisë, personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:•SH. K. (1966) – Prishtinë•T. A. (1987) – Prishtinë•F. R. (1960) – Prishtinë•E. A. (1971) – Mitrovicë•E. R. (1976) – Mitrovicë•E. N. (1981) - Mitrovicë• E. G.(1978) - Pejë• D.GJ. (1987) - Pejë• M.M. (1958) - Prizren• B. R. (1980) - Prizren• I. B. (1981) - Prizren• L. R. (1979) - Prizren• A. M. (1985) - Ferizaj• Sh. K.(1989) - Ferizaj• S. S. (1981) - GjilanPolicia sensibilizon qytetarët: Mos bini pre e joshjeve ideologjike të terroristëvePolicia e Republikës e Kosovës, me anë të një deklarate për shtyp në orën 11:00,  ka sensibilizuar qytetarët e saj "për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t’iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani disa persona nga RKS janë deklaruar të vrarë.Një pjesë e madhe e këtyre organizatave siç janë Al-Nusra dhe ISIS, janë të shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtarë si dhe të njohura si të tilla edhe nga institucionet vendore, andaj Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe indoktrinimeve ideologjike dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.Në të kundërtën Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin ligjor do të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar dhe për të luftuar çdo formë të ekstremizmit të dhunshëm, përfshirjes së individëve në aktivitete kriminale në organizata apo grupe terroriste brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme përkrahin, financojnë, rekrutojnë apo nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare.Operacioni i Policisë u konfirmua sot nga Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. “Është duke u kryer një operacion arrestimesh nëpër Kosovë. Tani për tani kaq kam për të konfirmuar, sapo t’i marrë detajet do të dalim me një komunikatë”,tha ai.Mediat kosovare: Arrestohen imamët dhe kreu i partisë LISBA, Fuad RamiqiMediat kosovare raportojnë se  përveç imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, është arrestuar edhe kryeimami i Pejës, Enes Goga, që në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës. Ndër të arrestuarit mësohet se është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi.Motivet e këtij arrestimi nga policia, kanë qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi Islam. Gazeta Express ka mësuar se sot në mengjes është arrestuar në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, edhe hoxha Ekrem Avdiu. Këto burime kanë treguar se arrestimi është bërë në shtepinë e tij.Ekrem Avdiu, aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen Tavnik njëkohësisht është anëtar i BIK-ut në Mitrovicë.Po ashtu, mësohet se në Mitrovicë janë arrestuar edhe imami Enis Rama, imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqipKaçanik, arrestohet shoku i Lavdrim MuhaxheritNë Kaçanik, është arrestuar SH.K, 24 vjeçar, shok i Lavdrim Muhaxherit. Operacioni në fjalë është zhvilluar nga Njësia Anti-terror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës. Personi në fjalë dyshohet të jetë i përfshirë në terrorizëm.ar.sh/Oranews.tv