Ambasadori suedez: Suedezët të vijnë përherë në Sarandë
Sarandë - Turistët suedezë ishin risia e këtij sezoni veror. Grupe grupe ata erdhën përgjatë sezonit duke pasur si destinacion Sarandën dhe ende vijojnë të vijnë dhe numri i tyre erdhi në rritje nga 100 në ditët e fundit të majit tashmë ka shkuar në 1 mijë.Turistët suedezë kishin prenotuar 6 ndër hotelet më të mira të Sarandës, me tendencën që verën e ardhshme numri i tyre të shtohet dukshëm. Nga mbrëmja e 26 majit turi i turistëve suedezë do të vijojë deri në fillimin e muajit tetor, duke ndikuar ndjeshëm në zgjerimin e kufijve të sezonit turistik në Sarandë. Në këtë mënyrë numri i tyre shkon në total në më shumë se 1000 vetë. Kompania prestigjoze "Kuoni", me qendër në Zvicër, e krijuar qysh në vitin 1906, është sipërmarrëse e kësaj prurjeje të re turtistike drejt Sarandës, ndërsa kontratuese është kompania “Apollo”.Çdo grup i turistëve suedezë ka qëndruar një javë në Sarandë, ndërkohë që guida e tyre turistike përfshinte hapësirën Sarandë-Gjirokastër dhe asetet natyrore, arkeologjike, natyrore dhe turistike të këtij rajoni. Turistët suedezë në Sarandë i përkasin turizmit të tipit "back to back", pasi brenda harkut kohor të një jave vendin e tyre në Sarandë e ka zenë grupi pasardhës.Ambasadori suedez në Tiranë, Patrik Svensson ndërsa vlerëson rritjen e numrit të turistëve suedezë në Sarandë, tokë kjo që ka pasur si destinacion Sarandën për të pushuar. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe suedezët nuk e njohin atë. Pra për suedezët Shqipëria është një vend që ata janë kuriozë për ta zbuluar.Dhe Saranda si qytet turistik ofron shumë për turistët.Pyetje, ambasadorit SvenssonPatrik Svensson: "Padyshim që shpresoj që do të ketë turistë edhe vitin tjetër dhe shpresoj që kjo do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm dhe kjo do të jetë tashmë në vijimësi. Ne kemi kontakte të ngushta me “Apollo” agjensia turistike që me çarter sjell turistët suedezë këtu dhe cfarë na kana thënë ata deri tani ata janë shumë të kënaqur dhe do të vazhdojmë përsëri vitin tjetër." Çfarë i tërheq turistët suedezë në qytetin e Sarandës?Mirë. Sëpari unë dua të them që Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe suedezët nuk e njohin atë. Pra për suedezët Shqipëria është një vend që ata janë kuriozë për ta zbuluar.Dhe Saranda si qytet turistik ofron shumë për turistët. Ofron diellin, ofron kohën e mirë, ofron bregdetin, ofron shumë gjëra të tjera arkitekturore për tu vizituar nga turistët e huaj. Pra Saranda ka shumë tërheqje për turistët e huaj sidomos për suedezët. Pas kësaj përvoje pozitive, ambasadori suedez në Tiranë a do të ketë dëshirën e madhe që të ftojë të tjerë suedezë të vijnë në Sarandë?Absolutisht po.Ky ka qenë një sezon shumë premtues dhe jam shumë i inkurajuar nga biseda që kam pasur me turistët e ardhur këtu. Padyshim që detyra ime është që të shpërndaj lajmin për Shqipërinë, ta reklamoj Shqipërinë në Suedi por gjithashtu të reklamoj edhe Suedinë në Shqipëri, pra për shqiptarët., në bashkëpunim nga të dyja krahët. Unë mendoj që nga këto bashkëpunime bilaterale janë të dyja vendet që përfitojnë në këtë rast.Oranews.tv