Haxhinasto në Këshillin e Ministrave të Transportit të BE, diskutime për korridorin VIII
Nën presidencën e Italisë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto mori pjesë në mbledhjen e Këshillit te Ministrave të Transportit të BE që po mbahet në Milano në 16-17 shtator.Gjate punimeve të Këshillit, Ministri Haxhinasto në fjalën e tij vuri theksin në domosdoshmërine politike, ekonomike dhe sociale të perfshirjes në radarin e investimeve të korridorit VIII në kuptimin e plotë të tij.Ai e konsideroi atë si një kontributor thelbësor për integrimin e rajonit, paqen dhe prosperitetin e tij.Haxhinasto permendi investimet dhe projektet e Shqipërisë në funksion te këtij korridori, lidhjen rrugore me Maqedoninë, per rritjen e kapaciteteve të porteve shqiptare dhe intermodalitetin e Portit te Durrësit, zhvillimit të hekurudhës përgjatë korridorit dhe sjelljen në standardet e duhura të gjithë korridorit të VIII.Gjatë takimeve me homologët e Gjermanisë dhe të Malit te zi, ai diskutoi për mbeshtetjen e Korridorit Blu që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili ishte nga projektet e rendësishme të takimit të Berlinit pak javë më parë.Pjesmarrja e Ministrit Haxhinasto në Këshillin e Ministrave të transportit të BE shënon prezencën e parë të Shqipërisë në këtë këshill, duke shënuar një hap të ri të integrimit të Shqipërisë në institucionet europiane dhe mundësi konkrete për të qenë pjesë e planifikimi strategjik të rrjeteve të transportit, dhe shanse më të medha financimi nga organizata ndërkombëtare financiare.