SHBA ‘kushtrim’ lufte kundër IS, Hagel: Na pret një luftë e gjatë

SHBA- Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Martin Dempsei, paralajmëruan Kongresin Amerikan për kërcënimin e madh që përbën organizata terroriste ISIS.Shteti Islamik ka kryer masakra të pashembullta në Irak dhe Siri, si dhe ka publikuar deri tani tre video ku ekzekuton dy gazetarë amerikanë dhe një punonjës social britanik."Nëse e lejomë ISIS të zhvillohet atëherë do të jetë kërcënim edhe për atdheun tonë", tha Hejgëll. "Është mjaft e rëndësishme që operacionet tona atje të kenë sukses".I pyetur sa është momentalisht madhësia e ISIS, Hagel u përgjigj:"Është e vështirë të caktohet me saktësi. Nuk do të jetë e lehtë që të shkatërrohet një organizatë e tillë, me të cilën jemi në luftë, njëlloj si me Al-Kaedan. Por ndryshe nga Al-Kaeda, shkatërrimi i ISIS do të kërkojë më shumë se sa ndërhyrje ushtarake.Duhen bërë përparime politike në rrajon dhe gjithashtu të ketë partnerë të besueshëm për ne në Irak dhe Siri. Kongresi dhe Administrata duhet të punojnë bashkë, edhe pse do të duhet kohë.Presidenti ka hartuar një strategji të qartë, të kuptueshme dhe të realizueshme për të arritur synimet dhe për të mbrojtur interesat tona".Ndërkohë, Dempsei, siguroi që Shtetet e Bashkuara nuk do të kryejnë operacione sporadike në Siri, por gjithsesi duhet të ndërhyjnë aty për të sulmuar bazat e ISIS në vend."Nëse ISIS qëndron e paprekur në Siri, do të mbetet një rrezik për ne", tha ai."Nuk kemi ndërmend të bëjmë një fushatë sporadike bombardimesh, sepse ISIS nuk funksionon kështu. Do të realizojmë një fushatë të shtrirë në kohë".