I dënuari “zhduket nga makina, pranga 2 policëve që iu “shpëtoi”

Tiranë- Arratisja e të dënuarit Nirgen Ymeri, u ka kushtuar privimin nga liria 2 punonjësve të policisë, ndërsa një i tretë do të ndiqet i lirë. Rreth orës 17:30 të pasdites, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, vuri në pranga efektivët:1. Luan Mulgeci, 47 vjeç, me gradën Kryeinpektor, me detyrë ndihmës specialist i shoqërimit në Seksionin e Sigurimit të Shoqërimit të Forcave të Posaçme,2. Gëzim Dervishi, 50 vjeç, me gradën N/Komisar, me detyrë Specialist Informacioni,Ndërkaq në gjendje të lirë do të ndiqet Gjoni Kerri, 50 vjeç, me detyrë shofer i togës së shoqërimit.Arrestimi i këtyre punonjësve është kryer pasi dyshohet se nuk kanë respektuar proçedurat standarte të shoqërimit, duke mos zbatuar rregullat e sigurimit të personave të kërkuar.Efektivët dhe shoferi kanë qënë me shërbim për trasportimin nga ambjentet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, për në Institucionin e Ekzekutimeve të vendimeve penale në Fushë – Krujë.“Si pasojë e mosveprimeve të tyre, ka arritur të largohet i dënuari Nirgen Ymeri, 22 vjeç, i dënuar me vendimin e datës 18.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve” thuhet në njoftimin e bluve.Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.