200 nxënës në Vaun e Dejës bojkot mësimit, shkolla e djegur pa rikonstruksion

Shkodër - Janë mbushur plot 9 muaj nga momenti kur në rrethana ende të paqarta, shkolla 9 vjeçare "Aleksandër Paloci" në fshatin Shelqet, bashkia Vau – Dejës, u shkrumbua nga flakët e zjarrit.Asokohe u vendos që nxënësit të vazhdonin mësimin pasdite në shkollën e mesme, të një fshati tjetër dhe me një fond të posaçëm bashkia Vau Dejes, do të përfundonte rikonstruksionin e shkollës, brenda këtij 15 shtatori.Por një ditë pas hapjes së vitit të ri shkollor, faktet flasin ndryshe.Prindërit përballë neglizhencës dhe premtimeve boshe, kanë vendosur që fëmijët të bojkotojnë mësimin, deri në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e shkollës.Prifti i fshatit ka hapur dyert e Kishës për fëmijët e kopshtit dhe klasës së parë.Janë 200 nxënës të cilët detyrohen që vetëm një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, ndryshe nga bashkëmoshataret e tyre të qëndrojnë në shtëpi, në pritje të rikonstruksionit të shkollës.