Australi merr pjesë ne planin e Obamës, dërgon 600 trupa në Lindjen e Mesme

Australia do të dergojë 600 trupa ushtarake në Lindjen e Mesme për operacione të mundshme luftarake kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Tony Abbott i cili tha se ky vendim ishte në përgjigje të një kërkese të veçantë nga ana e SHBA-s për të goditur organizatën terroriste.Deri më tani rreth 40 vende, përfshirë 10 shtete arabe, kanë nënshkruar një plan strategjik të paraqitur nga SHBA -ja për të sulmuar grupin ekstremist.Ndërkohë Franca do të zhvillojë një samit rajonal mbi sigurinë ditën e hënë ku sekretari amerikan i Shtetit John Kerry mbërriti në Paris të shtunën vonë, pas një turne katër-ditor në Lindjen e Mesme duke u përpjekur për të rritur mbështetjen për veprim kundër ISIS.Javën e kaluar, presidenti amerikan Barak Obama paraqiti një plan strategjik për të luftuar grupin terrorist që po bëhet i njohur në publik për brutalitetin e tij duke vrarë dhe prerë si në Irak dhe Siri.Duke folur të dielën, kryeministri Abbott tha se Iraku kishte bërë të qartë se do të "mirëpres" një kontribut ushtarak për të rivendosur sigurinë në vend.Abbott tha se asnjë vendim nuk është marrë ende se kur do të nisin operacionet ushtarake pasi do të vendoset javën e ardhshme.Zyrtarët e sigurisë në vend kanë shprehur shqetësimin e tyre për numrin në rritje të Australianëve të cilët mund të frymëzohen nga grupe islamiste.Njoftimi vjen dy ditë më vonë, pasi Australia ngriti nivelin e kërcënimit të terrorizmit nga i mesëm në të lartë.