"Blue Moon", diamanti më i famshëm ekspozohet në muze
Një nga diamantët më të famshëm në histori me ngjyrë blu të thellë oqeani është ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore në Los Anxhelos. "Blue Moon Diamond," një nga gurët më të rralla në botë, është huazuar nga prodhuesit e diamantëve "Cora International, dhe do të qëndrojë në muze deri në janar 2015-s, duke i dhënë mundësinë adhuruesve ta admirojnë personalisht. Dimanti prej 12 karatësh është cilësuar unike si nga përmasa, ngjyra dhe qartësia e saj. "Kjo është një pjesë me një ngjyrë blu absolutisht fenomenale, thotë Suzette Gomes, e Cora International, kompania prodhuese që zotëron gurin e çmuar. Cora International bleu në një ankand diamantin e papërpunuar prej 29.6-karatësh në shkurtin e kaluar me shifrën prej 26 milionë dollarësh.