IS kërcënon dhe Perëndimin: Luftë kundër Europës e kristianëve
Ushtria islamike IS ka shpërndarë në internet dy video me anë të cilave deklaron hakmarrje kundër Perëndimit.Kërcënimet e Shtetit Islamik u janë drejtuar vendeve të koalicionit të krijuar nga presidenti amerikan Obama dhe shpall "luftë kundër Evropës dhe të krishterëve në Siri."Xhihadistët kanë publikuar mesazhe të reja vdekje në Youtube duke bërë luftëtarëve që të përgatiten dhe "të veshin rripat me eksploziv." shkruan Tg com.Në videon e parë e cila është publikuar 2 ditë më parë, dhe për të cilën nuk konfirmohet autenticiteti, thuhet se "Shteti Islamik do të rezistojë pavarësisht komploteve tuaja, armëve dhe municioneve që keni siguruar"Më tej gjatë filmimit u bëhet apel "luftëtarëve": "Identifikoni qëllimet tuaja, përgatisni autobomba dhe rripa me eksploziv për të goditur rëndë dhe për të vrarë.'Po ashtu një tjetër video, aktualisht offline, profetizon "luftën kundër Evropës dhe të krishterëve në tokën e Sirisë."Së fundi, Al Arabiya publikon kërcënime të tjera, këtë herë nga një llogari e dyshuar në Twitter si e IS që i drejtohet drejtpërdrejtë Egjiptit ku thuhet: "Të jenë të përgatitur për një surprizë së shpejti." Mesazhi shoqërohet me një thirrje për unitetin e veprimit mes Vëllazërisë myslimane egjitptiane dhe Shtetit Islamik.